IRAN – OJQ: Dy milionë banorë të prekur nga përmbytjet

TEHERAN, 16 prill /ATSH-AFP/ – Dy milionë iranianë kanë nevojë për ndihmë humanitare pas përmbytjeve ku u regjistruan të paktën 76 të vdekur në të gjithë vendin që nga marsi, bën të ditur Gjysmëhëna e Kuqe.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) i cilësoi përmbytjet katastrofa më e rëndë natyrore në Iran prej më shumë se 15 vitesh.

Sipas IFRC-së, përmbytjet që nga 19 marsi kanë regjistruar mbi 1 000 të plagosur dhe të paktën 78 të vdekur.

Rreth 10 milionë persona në rreth 2 000 qytete dhe fshatra u prekën nga përmbytjet dhe më shumë se 500 000 banorë u evakuan nga shtëpitë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.