Gramsh, amerikani Cooper në angazhim të komunitetit për dy vitet e ardhshme

TIRANË, 16 prill /ATSH/ – Bashkia e Gramshit i ka uruar mirëseardhjen vullnetarit të Korpusit të Paqes, Ari Cooper i cili do t”i shërbejë vullnetarisht komunitetit.

Cooper do të kontribuojë përgjatë dy viteve në jetën sociale e kulturore të qytetit dhe zonave përreth.

“Përgjatë dy viteve të ardhshme, vullnetari i Korpusit të Paqes Ari Cooper, do të japë kontributin e tij në bashkinë Gramsh, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij për zhvillimin e komunitetit të Gramshit. Mirë se erdhe Ari Cooper dhe suksese në përmbushjen e detyrës që ke marrë përsipër të kryesh”, – bën të ditur bashkia e Gramshit.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes janë shtetas amerikanë të cilët japin kontributin e tyre në mënyrë vullnetare në të gjithë vendin. “Korpusi i Paqes” mbushi vitin e kaluar plot 21 vjet që shërben në vendin tonë.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.