GJERMANI – Kapen 83 kilogramë lëndë narkotike të fshehura në kuti Lego

DUSELDORF, 16 prill /ATSH-DPA/ – Policia federale gjermane kapi 83 kilogramë drogë të fshehur në 52 kuti me lego në një makinë që e kontrolluan pranë kufirit holandez.

Sipas policisë, droga ka një vlerë tregu prej 800 000 eurosh.

“Dy personat që gjendeshin në makinë u arrestuan”, njoftuan hetuesit.

Dy gratë, të moshës 22 dhe 24 vjeç, u kapën më 10 prill. Ato kishin me vete 51 kilogramë ekstaz dhe rreth 32 kilogramë amfetaminë të fshehura mes 52 kutishë lego. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.