Basha: Kallëzimi penal ndaj kryebashkiakut të Kavajës, sulm politik

TIRANË, 16 prill /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar kallëzimin penal të IKMT, kundër kryetarit të bashkisë Kavajë, si një sulm politik.

“Kallëzimi penal kundër kryetarit të bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është sulm politik kundër kundërshtarit politik, i parathënë nga Edi Rama disa javë më parë. Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet”, – theksoi Basha.

“As kallëzimet politike, as gazi lotsjellës, as propaganda nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën. Kryeministri më i korruptuar sot në Europë e ka humbur Kavajën dhe shumë shpejt, ka për të humbur gjithë Shqipërinë!”, – shprehet ai.

Një ditë më parë, IKMT ka kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre kryetarin e bashkisë së Kavajës, Isa Sakja. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.