SHBA – Trump: Është e tmerrshme të shohësh zjarrin në Notrë Dam në Paris

UASHINGTON, 15 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump e konsideroi të tmerrshme të shohësh zjarrin e madh që po shkatërron sot katedralen emblematike të Notrë Dam në Paris, duke këshilluar zjarrfikësit të reagojnë sa më shpejt.

“Është shumë e tmerrshme të shohësh këtë zjarr gjigant në Notrë Dam në Paris. Ndoshta duhet të përdoren aeroplanë me ujë për ta fikur. Duhet vepruar sa më shpejt”, shkruan në “Twitter” Trump.

Kanalet televizive kryesore amerikane kanë ndërprerë programet e tyre për të dhënë drejtpërdrejt imazhet e kësaj fatkeqësie.

Nga ana tjetër edhe Melania Trump, zonja e parë e SHBA-së, u shpreh se ka zemër e thyer ndëkohë që sheh imazhet e zjarrit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.