BEOGRAD, 15 prill /ATSH-AFP/ – Mirjana Markoviç, vejusha e ish-diktatorit serb, Slobodan Milosheviç, shpesh e cilësuar si ”Zonja Makbeth e Ballkanit” vdiq në moshën 76-vjeçare, njoftoi të dielën për median një nga të afërmit e saj.
Milutin Mrkonjic, një i afërm i familjes deklaroi pa dhënë shumë detaje për vdekjen e Mira Markoviçit.
Mediat lokale sqaruan se ajo ndërroi jetë në një spital të Moskës pas një sëmundjeje.
Mirjana Markoviç, e cila pati një ndikim të madh tek bashkëshorti i saj, u largua në 2003 nga Serbia, ku akuzohej nga drejtësia për shpërdorim të pushtetit.
Ajo gjithashtu ishte e dyshuar për vrasjen misterioze në gusht të 2000 të ish-presidentit Ivan Stomboliç./ /v.b/ a.jor.
