ROMË – Sarraj: Rikthimi i luftës në Libi do të shtyjë më shumë se 800 000 migrantë drejt Europës

ROMË, 15 prill /ATSH-AFP/ – Një rikthim i luftës në Libi mund të shtyjë më shumë se 800 000 migrantë drejt brigjeve europiane, paralajmëroi sot Fayez Al Sarraj, shefi i qeverisë së unionit kombëtar (GNA) gjatë një interviste me dy gazetarë italianë.

“Nuk do të ketë vetëm 800 000 migrantë potenciale gati për t’u larguar, por do të jenë edhe libianët që i largohen kësaj lufte, ndërkohë që në jug të Libisë terroristët e ISIS-it kanë rifilluar veprimet e tyre”, theksoi Sarraj për të përditshmen “La Republicca”.

Libia është një vend destionacioni dhe tranziti drejt brigjeve europiane për migrantët afrikanë, për shkak të afërsisë gjeografike me Italinë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.