ANKARA, 15 prill /ATSH-AA/ – Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se avionët luftarakë turq goditën objektivat e organizatës terroriste PKK në veri të Irakut.
Ministria turke tha se gjatë një operacioni ajror, avionët turq shkatërruan pozicione të armëve, strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve të PKK-së në rajonet Zap, Avashin-Basjan, Hakurk dhe Kandil.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 000 pesonave, përfshirë shumë gra dhe fëmijë./ /em/ a.jor.