Haradinaj: Qeveria mbështet fuqizimin e rolit të gruas

TIRANË, 15 prill/ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është ndjerë i nderuar nga letra falënderuese që ka marrë nga Instituti Demokratik Kombëtar në Kosovë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tij në Javën e Gruas 2019.

“I nderuar të pranoj letër falënderimi nga Instituti Demokratik Kombëtar në Kosovë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen time në Javën e Gruas 2019. Ashtu siç e kam thënë edhe në fjalën time në këtë ngjarje, Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Ne kemi ndërmarrë hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës ligjore në këtë fushë dhe tash bashkë, do të punojmë në implementimin e këtyre hapave edhe në praktik. Falënderoj NDI për partneritet të vazhdueshëm ndër vite, në tema të rëndësishme për vendin”, shprehet Haradinaj.

/KosovaPress//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.