GJERMANI – Merkel: Notrë Dam në Paris, simbol i Francës dhe kulturës tonë europiane

BERLIN, 15 prill /ATSH-AFP/ – Gjermania i jep mbështetjen e saj Francës pas zjarrit të madh që po shkatërron sot katedralen e Notrë Dam në Paris, simbol i Francës, që godet gjithashtu zemrat e gjermanëve.

“Këto imazhe të tmerrshme të Notrë Dam në zjarr të trishtojnë. Notrë Dam është një simbol i Francës dhe kulturës tonë europiane. Ne jemi në mendime me miqtë francezë”, shkruan në “Twitter” zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert.

Nga ana tjetër edhe minsitri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, kishte vlerësuar pak më herët se ky zjarr ka prekur gjithashtu zemrat e gjermanëve. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.