FUTBOLL – Valverde: Nuk i trembemi “Mançesterit”

TIRANË, 15 prill/ATSH/ – Trajneri i ekipit të “Barcelonës”, Ernesto Valverde gjatë një konference për mediet u shpreh se nuk është duke menduar për dështimet në sezonet e kaluara të Ligës së Kampionëve.

Pasi ka arritur të fitojë kompeticionin në vitin 2015, “Barcelona” ka dështuar që të kalojë fazën gjysmë finale, ku vlen që të përmendet skualifikimi nga ekipi italian i “Romës” vitin që shkoi.

Katalanasit do të përballen ditën e martë me ekipin e “Mançesterit”, ku në letër ndeshja duket e lehtë pas fitores në “Old Traford” me rezultatin 0-1.

“Nuk kemi asnjë frikë, vetëm emocione. Do të përpiqemi që të kalojmë në fazën tjetër, edhe pse përballë kemi një skuadër të madhe. Që të dyja ekipet janë në gjendje mjaft të mirë, por besoj se eksperienca e Romës na tregoi shumë gjëra. Edhe ata mund të kualifikohen, por ne duhet të bëjmë gjithçka që ata të skualifikohen nga ne”, u shpreh Valverde gjatë një interviste për mediet në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

Lionel Mesi u largua nga fusha e lojës pas një përplasje me mbrojtësin Smolling, por trajneri Valverde u shpreh se ai është shumë mirë pas përplasjes.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.