FRANCË – Zjarri në Notrë Dam në Paris shkatërron kornizën e shekullit XIII

PARIS, 15 prill /ATSH-AFP/ – E gjithë korniza e Notrë Dam në Paris është duke u djegur, në një zjarr që ra gjatë ditës së sotme, deklaroi zëdhënësi i katedrales.

“Gjithçka është duke u djegur. Nga korniza, që njëra pjesë është e shekullit XIX dhe pjesa tjetër e shekullit XIII, nuk do të mbetet më asgjë”, u shpreh me keqrdhje Andre Finot.

“Tani duhet të shohim nëse kubeja, që mbron katedralen, do të preket apo jo”, shtoi ai

Nga ana tjetër, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, që anuloi një fjalim të rëndësishëm të parashikuar për sot në mbrëmje në përgjigje ndaj jelekverdhëve, do të shkojë në mjediset e Notër Dam në Paris, për të ndjekur nga afër operacionet e zjarrfikësve, njoftoi presidenca franceze. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.