FOTO/ Këneta e Kashtës, atraksion për turizmin e vëzhgimit të shpendëve

TIRANË, 15 prill /ATSH/ – Këneta e Kashtës në Kukës është një ekosistem ligatinor dhe me status monument natyre. Ky ekosistem, ndodhet rreth 5 km larg qytetit të Kukësit.

Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Kukës kanë inspektuar larminë biologjike në këtë fillim pranvere në monumentin e natyrës Këneta e Kashtës.

Moratoriumi i gjuetisë, por edhe censi i shpendëve, ka dhënë efektet e shtimit të numrit të shpendëve ujorë dhe migratorë në habitatin e Kënetës së Kashtës dhe në basenin e liqenit të Kukësit.

Ekspertët e mjedisit shpjegojnë se janë 17 lloje të shpendëve në këto basene.

Baseni natyral i Kënetës së Kashtës ofron një pamje të mrekullueshme për tërheqjen e turistëve, për të gjithë të apasionuarit e vrojtimit të shpendëve ujorë.

Shumë prej shpendëve që mendoheshin të zhdukur në këtë basen ujorë, janë rikthyer e po shumohen aty në këtë fillim pranvere. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.