Dua Lipa viziton fëmijët refugjatë në Liban

TIRANË, 15 prill /ATSH/ – Dua Lipa ndodhet në Liban në kuadër të aktiviteteve të saj me UNICEF-in.

Gjatë vizitës së saj, këngëtarja me famë botërore ka mësuar më shumë për këtë vend, duke ndarë kohën me refugjatët atje, për të cilët është shprehur se ka një lidhje të veçantë.

Këngëtarja gjatë këtij qëndrimi, është njohur gjithashtu edhe për traditat dhe zakonet e refugjatëve si dhe ka vallëzuar së bashku më fëmijët që jetojnë aty.

Lipa theksoi se “asnjë familje apo fëmijë nuk zgjedh që të braktisi me dëshirë vendin e vetë”.

/m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.