Albanian Sport Tourism, rafting edhe në qytetin e Librazhdit

TIRANË, 15 prill/ATSH/ – Shqipëria dhe bukuritë e saj natyrore, të japin mundësinë si për zhvillimin e turizmit, ashtu edhe për zhvillimin e sporteve të ndryshme.

Bashkia e Librazhdit bën me dije se djemtë e talentuar të Albanian Sport Tourism, ka zhvilluar rafting përgjatë lumit Shkumbin, duke ofruar pamje mjaft spektakolare.

Sipas kësaj bashkie, shumë shpejt qyteti i Librazhdit do të kthehet në një qendër atraksioni turistik dhe sportiv, jo vetëm për hiking (ecje), alpinizëm, ski, por edhe për kajak dhe rafting përgjatë lumit Shkumbin.

“Nëpërmjet Shoqatës AST, do të planifikojmë të zhvillojmë dy ture: Xhyrë-Librazhd dhe Librazhd-Hotel Ballkan, për të vazhduar e mbështetur më tej edhe synimet e kësaj shoqate në ngritjen e dy ekipeve sportive për vajza dhe djem në Librazhd”, bën me dije bashkia Librazhd.

Lumenjtë dhe kanionet në vendin tonë ofrojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e sportit të rafting.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.