Rama: Ata ndot dhe ne pastro, ata klith e ne fito

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi një foto nga punimet e pastrimit në fasadën kryesore të Kryeministrisë, pas protestës së një ditë më parë të opozitës.  Punimet po kryehn për pastrimin e mureve nga boja e hedhur nga protestuesit.

“Ata prish e ne ndreq,  ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito”, tha kryeministri Edi  Rama  duke iu referuar protestave të opozitës, që janë shoqëruar edhe më dëmtimin e mureve dhe fasadave të disa institucioneve. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.