Veliaj: Solidaritet i Tiranës me policët e plagosur, dhuna nga bashkitë që janë antimodeli i zhvillimit

TIRANË, 13 prill/ATSH/- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi sot në mbrëmje për plagosjen e punonjësve të Policisë së Shtetit nga protestuesit e opozitës.

Ai shprehet se “1 herë në 30 ditë Tirana pret ekskursion dhune nga bashkitë që janë antimodeli i zhvillimit të kryeqytetit”.

Duke u solidarizuar me efektivët e policisë të lënduar, kryebashkiaku Veliaj thekson se çdo herë e më shumë protestuesit po i braktisin.

“1 herë në 30 ditë Tirana pret ekskursion dhune nga bashkitë që janë anti-modeli i zhvillimit të kryeqytetit. 1 në 30, po aq sa është reduktuar dhe mbështetja e qyqarëve. Çdo herë e më pak, e sa më pak, aq më dhunshëm. Solidaritet i Tiranës me policët e plagosur! Mirënjohje!”, shkruan Veliaj./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.