Studim/ Akullorja pas zgjimit ju bën më të zgjuar

TIRANË, 13 prill /ATSH/ – Sipas një studimi akullorja pas zgjimit ju bën më të zgjuar. Një shkencëtar japonez ka zbuluar se konsumimi i akullores në mëngjes përmirëson vigjilencën dhe performancën mendore të individit.

Yoshihiko Koga, një profesor në Universitetin Kyorin të Tokios, ka kryer një sërë studimesh mbi personat që konsumonin akullore pas zgjimit. Ata kanë bërë disa ushtrime mendore në një kompjuter për të testuar vigjilencën.

Krahasuar me një tjetër grup që nuk kishte ngrënë akullore në mëngjes, grupi i parë ka reaguar më shpejt dhe ka rezultuar me aftësi më të mira të përpunimit të informacionit.

Përmes monitorimit të aktivitetit të trurit, Koga zbuloi një rritje të frekuencës alfa (që lidhet direkt me vigjilencën), pas konsumimit të akullores në mëngjes. /a.a/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.