Studentët ekselentë, praktike pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

TIRANË, 13 prill /ATSH – I. Vata/ – Dyert për studentët ekseset të Fakultetit të Drejtësisë  të Tiranës, i ka hapur edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda priti sot në ambientet e institucionit një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë, cikli Master, që do të zhvillojnë praktikën për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe të Drejtat e Njeriut.

Komisioneri Gajda iu prezantoi zyrën e KMD dhe qëllimin e praktikës në këtë fushë, ku më e rëndësishmja është fuqizimi i kapaciteteve, ushtrimi me çështje konkrete dhe përfitimi i përvojës së trajtimit të çështjeve të Diskriminimit, si dhe njohja e mekanizmave ligjorë për të mbrojtur të Drejtat në tërësi.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.