Balla: Opozita po tenton të bëjë gjithçka për të destabilizuar vendin

TIRANE, 13 prill/ATSH/ “Opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin”, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla tha se opozita e ka të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet.

“Të bindur se dalin humbës në zgjedhje, sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Saliu, Monika dhe Luli, opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet”, tha Balla.

Ndërkohë, Balla tha se “dhuna kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve demokratike është e dënueshme”.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.