Ruçi: Institucionet e pavarura raportime sa më korrekte në Kuvend

TIRANË, 12 prill /ATSH/ – Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar sot që raportimet e institucioneve të pavarura në Kuvend të jenë sa më korrekte.

Në takimin e zhvilluar sot me drejtuesit e 21 institucioneve të pavarura, të cilat raportojnë në Kuvendin e Shqipërisë, Ruçi vuri theksin në raportimet e bëra nga këto institucione në Kuvend, raportime sipas të cilit, në të shumtën e rasteve nuk janë korrekte.

“Institucionet  e pavarura nuk mund të pengojnë rrezen e kontrollit parlamentar. Në Kuvend nuk është përcjellë asnjë informacion. Në raportimin e fakteve ligjore janë për ta raportuar edhe 13 institucione. Disa prej jush kërkojnë edhe shtyrje afati. Në zbatim të nenit 103 të rregullores së Kuvendit, Kuvendi ka miratuar mjaft rezoluta për institucionet e pavarura”, tha Ruçi.

Ruçi gjithashtu nënvizoi se, “raportimet duhet të jenë sa më korrekte dhe në fund në dhënien llogari ndaj qytetarëve. Disa institucione nuk janë të qarta në raportim. Institucionet duhet të tregohen më të ndjeshme në rekomandime. Shërbimi i Monitorit duhet të trajtojë më imtësi çështjet me ndjeshmëri”.

“Gjatë vitit 2018 vetëm 5 institucione i janë përgjigjur po kërkesave të Kuvendit për raportimet në afatet ligjore. Është e papranueshme”, tha Ruçi, i cili paralajmëroi institucionet e pavarura për të qenë korrekt në zbatimin e kodit etik.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.