Pakti për Universitetin, 5 studentë ekselentë nisin praktikën në DPSHTRR

TIRANË, 12 prill/ATSH/- Pesë studentë ekselentë filluan praktikën e punës në Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Në ambientet e zyrave të DPSHTRR-së kanë nisur praktikën studentët praktikantë të përzgjedhur si fitues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës (PKPP).

Punësimi i studentëve ekselentë në administratë është nismë tanimë e zbatuar konkretisht nga ana e Qeverisë shqiptare, pjesë e Paktit për Universitetin.

Në 3 vitet e mëparshme janë rreth 2 mijë studentë që kanë realizuar praktikën e punës tremujore, ndërsa këtë vit në kuadër të Paktit për Universitetin është arritur të koordinohen mbi 2 mijë vende të lira të punës duke thyer rekordin e pozicioneve të hapjes së praktikave. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.