LONDËR – Arrestohet Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks

WikiLeaks, Julian Assange.

”Julian Assange, 47 vjeç, u arrestua sot, më 11 prill, nga agjentët e Shërbimit Policor Metropolitan (MPS) në ambasadën e Ekuadorit”, deklaroi Scotland Yard.

Scotland Yard shpjegoi se arrestimi është bërë në zbatim të një mandati të qershorit të 2012-ës lëshuar nga gjykata londineze Westminster Magistrates për mosparaqitje në gjykatë.

Assange po mbahet nën vëzhgim në një komisariat londinez dhe do të nxirret para gjykatës kur të jetë e mundur.

Ai u arrestua pas transferimit nga ambasada e Ekuadorit në Londër.

Në këtë ambasadë ai kishte qëndruar për shtatë vite./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.