Joviç refuzon “Barcelonën”

TIRANË, 11 prill /ATSH/ – Luka Joviç nuk do të transferohet te “Barcelona” në merkaton e kësaj vere.

Edhe pse është dëshira e parë e katalanasve për të forcuar sulmin, pasi talenti serb shihet si pasuesi ideal i Luis Suarez, në një intervistë babai i futbollistit ka nënvizuar se djali i tij do t’i thotë jo “Barçës”.

Në një intervistë pak orë para ndeshjes ndaj “Benficas” në Europa League, babai i Jovic ka theksuar se i biri i tij është i lumtur te “Frankfurti” dhe dëshiron të rritet akoma më shumë si futbollist te kjo skuadër, duke nënvizuar se edhe sezonin e ardhshëm do të qëndrojë te formacioni i drejtuar nga Adi Hutter për të luajtur në Champions League me “Frankfurtin”.

21-vjeçari nuk kërkohet vetëm nga “Barcelona”, por edhe nga shumë klube të tjera të mëdha, megjithatë sipas babait të lojtarit e ardhmja e Jovic do të vazhdojë të jetë në Gjermani.

“Luka ka marrë shumë oferta, madje edhe nga ‘Barcelona’, por nuk është i interesuar. Ai nuk e di nëse do të jetë një titullar te ‘Barça’ dhe për këtë arsye dëshiron të kualifikohet në Champions League dhe të qëndrojë tek ‘Eintracht’”, deklaroi babai i Jovic.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.