BM – May nxit deputetët të gjejnë një marrëveshje për Brexit brenda këtij muaji

LONDËR, 11 prill /ATSH-ANSA/ – Kryeministrja, Theresa May i bën thirrje Dhomës së Komuneve që të përdorë zgjatjen e Brexit të dhënë dje në mbrëmje nga BE-ja për të reflektuar gjatë pushimeve të Pashkëve dhe të gjejë rrugën për të miratuar në kohë të shkurtër një marrëveshje për ndarjen nga blloku europian.

Kryeministri konservator konfirmon angazhimin për të dialoguar me laburistët, duke insistuar se “të ndihmosh Brexit është një detyrë kombëtare”.

Ajo u shpreh gjithashtu e frustruar për këtë shtyrje, ndonëse theksoi se bëhet fjalë për një shtyrje fleksibël, me mundësinë për të mos marrë pjesë në zgjedhjet europiane nëse ratifikohet një marrëveshje deri më 22 maj. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.