GJENEVË, 10 prill /ATSH-AFP/ – Nga një Brexit pa marrëveshje do të përfitonte ndjeshëm Kina dhe SHBA-ja, ndërsa BE-ja dhe disa partnerë të tjerë tregtarë të Britanisë së Madhe, përfshirë Turqinë do të humbisnin shumë, njoftoi OKB-ja në një raport.
Një divorc i ashpër mes Londrës dhe Bashkimit Europian do të kishte një ndikim të madh te kushtet e aksesit në tregun britanik të shteteve në zhvillim ashtu si dhe të shteteve të zhvilluara, vlerëson Konferenca e Kombeve të Bashkuara për tregtinë dhe zhvillimin (Cnuced) në këtë studim.
Tregu britanik përbën rreth 3,5% të tregtisë botërore dhe Britania e Madhe importoi vitin e kaluar rreth 680 miliardë dollarë (604 miliardë euro) mallra të ardhura nga gjithë bota, sipas dokumentit.
Më shumë se gjysma e këtyre eksporteve vijnë nga shtetet europiane, që rrezikojnë në këtë mënyrë, në rat të mungesës së një marrëveshje të Brexit, të humbasin rreth 35 miliardë dollarë./ /v.b/ a.jor.