SHBA – Trump: Nuk e kam lexuar raportin Mueller mbi hetimin rus

UASHINGTON, 10 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se nuk e ka parë dhe as nuk e ka lexuar raportin e prokurorit special, Robert Mueller mbi hetimin rus, për të cilin demokratët kërkojnë botimin e plotë.

“Nuk e kam lexuar raportin Mueller. Nuk e kam parë raportin Mueller”, deklaroi Trump që nga komështi i Shtëpisë së Bardhë.

Ministri amerikan i Drejtësisë, Bill Barr konfirmoi sot se “do të jetë në gjendje ta bëjë publik raportin brenda javës, pasi të ketë hequr pjesët që mund të dëmtojnë hetime të tjera, që nxjerrin burime konfidenciale apo që dëmtojnë reputacionin e aktorëve të jashtëm”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.