Rama: Kompania kineze dështoi, marrim në kontroll perimetrin e sigurisë së aeroportit

TIRANË, 10 prill/ATSH/ “Shteti shqiptar s’do të pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar ngjarjes së djeshme në aeroportin “Nënë Tereza”.

Sipas kryeministrit Rama, “kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj në garantimin e sigurisë”.

“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj si në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht”, tha Rama. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.