Progresi i jashtëzakonshëm me Reformën në Drejtësi, sinjal pozitiv drejt Brukselit

TIRANË, 10 prill/ATSH/ “Vlerësimet për progresin e jashtëzakonshëm me Reformën në Drejtësi përçojnë sinjale pozitive drejt Brukselit, si dhe krijojnë garancinë për vijimësinë e reformave të tjera, të dobishme dhe në interes të qytetarëve që shohin drejt e nga ardhmja”.

Kështu deklaroi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila mori pjesë në tryezën e hapur të dialogut të Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin eurodeputeti, njëherazi edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, dhe drejtues të institucioneve të reja të drejtësisë dhe shoqërisë civile.

Spiropali tha se “në takim u diskutua mbi progresin e bërë nga Shqipëria në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në Reformën në Drejtësi”. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.