PARIS – OECD: Bien ndjeshëm ndihmat për zhvillim në vitin 2018

PARIS, 10 prill /ATSH-AFP/ – Ndihmat për zhvillim pësuan një rënie të frikshme vitin e kaluar, veçanërisht drejt shteteve që kanë më shumë nevojë, vendet donatore nuk po i qëndrojnë angazhimeve të tyre, deklaroi OECD-ja në një studim të publikuar sot.

“Ndihmat për zhvillim kanë njohur një rënie me 2,7% vitin e kaluar në raport me vitin 2017, duke regjistruar 149,3 miliardë dollarë”, njofton Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), që ka konstatuar se ndihmat dypalëshe që shkojnë për vendet më pak të zhvilluara kanë rënë me 3% dhe ndërsa për Afrikën kanë rënë me 4%.

“Vendet donatore nuk po i mbajnë angazhimet e tyre në favor të një rritje të financimit për zhvillim të ndërmarrë në vitin 2015, që dëmton aftësinë tonë për të konkretizuar objektivat për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030”, paralajmëron OECD-ja. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.