Lehtësohen procedurat e licencimit të taksive dhe mjeteve të tjera të transportit

TIRANË, 10 prill /ATSH/ – Nga data 15 prill 2019, lehtësohen procedurat e licencimit për taksitë dhe mjetet e tjera të transportit të udhëtarëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se të hënën nis  aplikimi i procedurave të reja që thjeshton procedurën e rinovimit të Komoditetit (detyrim për të gjithë zotëruesit e mjeteve të licencuara për transport udhëtarësh e taksi) duke ofruar rinovimin me vetëdeklarim online.

“Kontrolli do jetë me short, ose te pika e kolaudimit. I zoti i mjetit bëhet përgjegjës për vetëdeklarimin dhe merr certifikatën pa qenë nevoja të dalë çdo vit në komision, pa vërdallosje me mjetin, pa shpenzim kohe e karburanti, por edhe pa burokraci e muhabete”, citohet në njoftimin e DPSHTRR. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.