FRANCË – FB dënohet për klauzola abuzive

PARIS, 10 prill /ATSH-AFP/ – Gjykata franceze dënoi Facebook-un për t’i paguar 30 000 euro shoqatës së konsumatorëve UFC-Que Choisir, me argumentimin e klauzolave “abuzive” të kushteve të përgjithshme të përdorimit të gjigantit amerikan, njoftoi sot shoqata.

Në gjykimin e saj të 9 prillit, gjykata e shkallës së parë (TGI) të Parisit dënoi Facebook Irlandën që t’i paguante shoqatës shumën prej 30 000 eurosh në formë kompensimi për dëmin moral të shkaktuar ndaj interesit kolektiv të konsumatorëve.

Të gjitha klauzolat përveç shtatë prej tyre kanë karakter abuziv ose janë të paligjshme në të gjitha kontratat e propozuara nga kompania Facebook./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.