BRUKSEL – Macron: Nuk ka asnjë shtyrje të gjatë të Brexit

BRUKSEL, 10 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi sot, duke ardhur në samitin e jashtëzakonshëm europian, se një shtyrje e gjatë e Brexit nuk është pranuar akoma.

“Për mua, asgjë nuk është pranuar”, deklaroi presidenti francez.

“Ne duhet të kuptojmë sot përse kjo kërkese, cili është projekti politik që e justifikon?”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Kancelarja gjermane, Angela Merkel pohoi sot se mbështeste idenë e shtyrjes së Brexit përtej 30 qershorit, një afat i kërkuar nga Londra, kur na ndajnë vetëm disa orë nga samiti europian, vendimtar për çështjen. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.