AUSTRI – Regjistrim i përdoruesve të forumeve në internet

VJENË, 10 prill /ATSH-AFP/ – Austria kërkon të detyrojë platformat e mëdha të internetit për të përcaktuar identitetin e përdoruesve të tyre për të luftuar kundër ngacmimeve dhe përhapjes së mesazheve të urrejtjes, online, njoftoi sot qeveria austriake.

‘’Të njëjtat parime duhet të zbatohen në botën dixhitale ashtu si dhe në botën reale. Interneti nuk mund të jetë një hapësirë pa ligje’’, thuhej në një postim në Twitter të kancelarit Sebastian Kurz.

Lideri konservator pohoi se për fat të keq ka gjithnjë e më shumë raste të poshtërimeve dhe ofendimeve online në kushte anonimati.

”Në praktikë, Austria kërkon të detyrojë ligjërisht deri në 2020 operatorët kryesorë si Facebook, Twitter dhe Instagram për të regjistruar identitetin dhe adresën e përdoruesve të tyre”, pohon ministri për Mediet, Gernot Blumel./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.