BRUKSEL – Donald Tusk kërkon një shtyrje të Brexit deri në një vit

BRUKSEL, 9 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk kërkoi një shtyrje të Brexit që mund të shkojë maksimumi një vit, në një letër që i drejtohej 27 shteteve anëtare që do të takohen nesër me kryeministren britanike, Theresa May.

May kërkoi një shtyrje deri më 30 qershor për t’u përpjekur të tejkalojë krizën politike në Britani të Madhe.

Por, Tusk, në letrën që dërgoi sot, vlerësoi se “ka pak arsye që të besohet se ratifikimi i marrëveshjes së ndarjes nga Dhoma e Komuneve do të arrihet brenda këtij afati”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.