BERLIN – Merkel: Është e mundur të shtyhet Brexit deri në vitin 2020

BERLIN, 9 prill /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel e gjykoi sot si të mundur, para anëtarëve të partisë së saj, një shtyrje të Brexit deri në fillim të 2020-ës.

“Një shtyrje e Brexit me shumë muaj është e mundur, deri në fillim të 2020-ës”, njoftoi Merkel në një mbledhje të partisë konservatore, pasi ishte takuar në Berlin me kryeministren britanike, Theresa May.

Nga ana tjetër Parisi është shprehur në favor të një shtyrje të Brexit, por është kundër idesë që të vonohet me një vit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.