Vakancat në Kuvend, KQZ pritet të mandatojë 2 deputetë të PD-së

TIRANË, 8 prill /ATSH – I. Vata/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e së martës, pritet t’u japë mandatin dy deputetëve nga lista shumemërore e Partisë Demokratike në qarqet Korçë dhe Dibër.

Në mbledhjen e datës 9 prill, KQZ do shqyrtojë projektvendimin për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, si dhe dhënien e mandatit të deputetit për kandidatin e listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Po ashtu, KQZ do shqyrtojë dhe projektvendimin për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë dhe “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.