SOFT NEWS – Një holandez përmbyll në Australi udhëtimin më të gjatë në botë me makinë elektrike

SIDNEJ, 8 prill /ATSH-AFP/ – Një holandez mbylli të dielën në Sidnej një udhëtim me makinë elektrike, rreth 95 000 kilometra rreth botës për të promovuar këtë mënyrë transporti kundrejt ndryshimit klimatik.

Wiebe Walker drejtoi “Blue Bandit”, një makinë që ai e modifikoi në automjet elektrik, në plot 33 shtete, udhëtimi më i gjatë i kryer më parë në botë sipas tij me makinë elektrike.

Atij iu deshën më shumë se tre vite për të bërë këtë udhëtim midis Holandës dhe Australisë. Një mision i cili u bë i mundur në sajë të financimeve të donatorëve, që kontribuan në furnizimin elektrik të “Blue Bandit” si dhe ushqimin dhe akomodimin e drejtuesit të makinës.

Ai kaloi në mesin e shumë shteteve si Turqia, Irani, India, Birmani, Malajzia dhe Indonezia rrugë që duhet të ndiqte përcaktohej nga propozimet që ai merrte në web-in e tij.

”Unë dua të ndryshoj opinionin e njerëzve, të shërbejë si muzë frymëzimi në mënyrë që ata të përqafojnë udhëtimin me makinë elektrike, duke shpalosur përparësitë e lëvizshmërisë së qëndrueshme’’, përfundon ai./ / v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.