SHBA – Pompeo: Të gjitha bankat të ndërpresin lidhjet me Gardianët e Revolucionit në Iran

UASHINGTON, 8 prill /ATSH-AFP/ – Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo i bëri sot thirrje të gjitha sipërmarrjeve dhe bankave në të gjithë botën që të ndërpresin të gjitha lidhjet financiare me Gardianët e Revolucionit iranian, që tashmë ndodhen në listën amerikane të organizatave terroriste.

“Regjimi iranian nuk konsiderohet vetëm si një mbështetës i terrorismit”, deklaroi ai.

“Por ai konsiderohet vetë i implikuar në veprime terroriste”, theksoi Pompeo pas kësaj deklarate që prek ushtrinë ideologjike të Republikës Islamike të Iranit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.