SHBA – Garda Revolucionare iraniane në listën amerikane të organizatave terroriste

UASHINGTON, 8 prill /ATSH-AFP/ – SHBA-ja ka vendosur zyrtarisht Gardën Revolucionare iraniane në listën e saj të organizatave terroriste të huaja, duke sjellë rrezikun për sanksione të reja kundër Teheranit, njoftoi sot Donald Trump.

“Kjo është hera e parë që një organizatë që është pjesë e një qeverie të huaj përkufizohet në këtë mënyrë”, theksoi presidenti amerikan në një komunikatë.

“Kjo masë mundëson rritjen e presionit kundër Iranit”, shtoi Donald Trump. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.