KINË – Pekini redukton taksat e importit për kompjuterat dhe produkte të tjera

PEKIN, 8 prill /ATSH-AFP/ – Kina njoftoi sot se do të ulë taksat doganore mbi dsia produkte të konsumit, në çastin që Bashkimi Europian ashtu si SHBA-ja kërkojnë të riekuilibrojnë marrëdhëniet e tyre tregtare me Pekinin.

“Kjo masë, që do të hyjë në fuqi që nesër, parashikon tarifa doganore deri në 13% mbi librat, kompjuterat, ushqimin, mobiljet dhe disa ilaçe, përfshirë trajtimet kundër kancerit dhe sëmundjeve të rralla”, theksoi qeveria në një komunikatë.

Kjo deklaratë vjen në kuadër të një samiti BE-Kinë në Bruksel, ndërkohë që europianët po përpiqen të riekuilibrojnë marrëdhëniet e tyre me Pekinin, veçanërisht në nivel tregtar. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.