FUTBOLL – Solskjaer: Dua të rikthej gjendjen shpirtërore të “Mançester Junajtid” të 1999

MANÇESTER, 8 prill /ATSH-AFP/ – Trajneri i “Mançester Junajtid”, Ole Gunnar Solskjaer shpreson që të rikthejë në grupin e tij mentalitetin e “Red Devils” të epokës së vetë, kryesisht të fituesve të tripletës, Liga e Kampionëve – Premier Ligë – Kupa e Anglisë në 1999.

“Ne nuk kemi pranuar kurrë, kurë që ndonjëri të ishte nën normalen gjatë stërvitjes. Shtrëngonim dhembët dhe duhej të fitonim çdo ditë. Kjo shfaqej edhe gjatë ndeshjeve, nuk dorëzoheshim kurrë. Kishte një shpirt ekipi të jashtëzakonshëm”, tregon menaxheri, që do të përballet me “Barcelonën” të mërkurën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Dua vërtetë që lojtarët e mij të shtyjnë njëri-tjetrin dhe të kërkojnë që të gjithë të japin 100% çdo ditë. Kjo është mënyra për të ecur përpara dhe për të fituar”, i kishte kërkuar Solskjaer lojtarëve.

“Sifda është se si mund t’i bëjë këta lojtarë fitimtarë sikurse ishim ne?”, theksoi ai para se të përballet me “Barçan” në stadiumin “Old Trafford”.

“Ne luajmë kundër një ekipi të mirë, por ka diçka speciale në këtë grup lojtarësh. Do të jetë fantastike”, përfundoi ai që e drejtoi “Mançester Junajtid” në fitore kundër PSG-së në raundin e mëparshëm. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.