FOTO/ Shkodër, një javë aktivitete për fëmijët romë

TIRANË, 8 prill /ATSH/ – “Mos dhuro para! Dhuro kujdes!”, është motoja e zgjedhur nga bashkia e Shkodrës për të kremtuar 8 Prillin, Ditën Ndërkombëtarëve të Romëve.

Në kuadër të kësaj dite, janë përgatitur një javë aktivitete që kanë nisur sot në Qendrën Multifunksionale Komunitare ”Për Familjen”. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Fëmijët që frekuentojnë këtë qendër, kishin përgatitur një program artistik me këngë, panair me punë dore po nga ata, gjithashtu u bë dhe një prezantim i nismave dhe i rasteve të suksesit të integrimit në Qendrën Multifunksionale Komunitare ”Për Familjen”. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.