Biblioteka dixhitale rrit cilësinë dhe redukton kostot e kërkimit shkencor

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Studentët dhe pedagogët tashmë do të kenë mundësi të shfletojnë online artikuj shkencorë, ku në Bibliotekën Dixhitale tashmë mund të gjejnë mbi 193 mijë libra akademikë, mbi 48 mijë revista akademike, si dhe 30 paketa për mësimin e gjuhëve të huaj.

E jetëzuar nga Pakti për Universitetin, Biblioteka Dixhitale është një investim i Qeverisë Shqiptare, e cila do të rrisin cilësinë e kërkimit shkencor në të gjitha universitetet e vendit.

Prezantimi i bibliotekës online daton me një 1 prill 2019. Në Bibliotekën Dixhitale çdo student mund të aksesohet shumë thjesht përmes një llogarie unike dhe fjalëkalimi. Studentët e pedagogët tanimë do të kenë mundësi të shfletojnë dhe shkarkojnë materiale shkencore online në gjuhë të huaj, duke e bërë më të lehtë dhe me më pak kosto kërkimet shkencore.

m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.