OSHEE kufizon energjinë elektrike në Berat dhe Tiranë

TIRANË, 7 prill /ATSH – I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentë e energjisë elektrike në Tiranë dhe ata të Beratit, se do të këtë ndërprerje të pjesshme të energjisë me 8 prill në disa zona, për shkak të punimeve në nënstacionin “Uzina Traktori” dhe nënstacionin e Uznovës.

OSHEE, sqaron abonentë e kryeqytetit se për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin “Uzina Traktori”, në datën 8 prill gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të mbeten pa energji këto zona: Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand).

Po ashtu, OSHEE  sqaron abonentët e Beratit se për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Uznovë, në datën 8 prill gjatë intervalit kohor 10:00-14:00, do të mbeten pa energji këto zona në Berat: Ish-komuna Velabisht, ish-komuna Rroshnik, Bregas, Duhanas dhe Kostren.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.