UASHINGTON, 6 prill /ATSH-AFP/ – Drejtuesja e ”Google News Lab”, Olivia Ma u shpreh me tone optimiste një ditë më parë për të ardhmen e mediave, pasi prezantoi shifrat e reja të të ardhurave, premtuese për abonimet online.
“Të ardhurat nga reklamat në internet nuk po rriten aq shpejt sa të mbulojnë rënien e të ardhurave nga reklamat në formatin letër”, tha Olivia Ma në një konferencë në Festivalin e Gazetarisë në Itali.
‘’Por ka kaq shumë arsye për të qenë optimistë për gazetarinë në epokën dixhitale”, theksoi drejtuesja e gjigantit amerikan.
Grupi është dënuar gjithashtu me gjoba të rënda nga BE-ja për shpërdorim të pozitës dominuese.
Olivia Ma tha se Google i kishte derdhur në llogari mediave 14 miliardë dollarë të ardhura nga reklamat në 2018, kundrejt 12,7 miliardë në 2017.
Në fund të marsit, eurodeputetët miratuan një reformë për të drejtën e autorit që parashikon krijimin e një “të drejte fqinje” për të lejuar që mediat të paguhen më mirë për ripërdorimin në internet të produktit të tyre nga faqe si Google News ose rrjeteve sociale si Facebook./ /v.b/
