Kosova me Zyrë Ndërlidhëse në Sllovaki

PRISHTINE, 6 prill /ATSH/ -Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në Jordani, në margjinat e forumit Ekonomik botëror, zhvilloi një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak.

Pacolli tha se përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë.

“Ne jemi të përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e BE-së, pjesë e së cilës familje synojmë që të bëhemi. Në frymën e bashkëpunimit, me ftesën time, Lajcak do të vizitojë Republikën e Kosovës në qershor të këtij viti. Gjithashtu edhe zyra jonë në Sllovaki do të hapet së shpejti”, tha ai.

Pacolli me ftesë mbretit Abdullahu ll, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Jordani. /KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.