FOTO/ Durrës, sensibilizim mbi rëndësinë e aktivitetit fizik

TIRANË, 6 prill /ATSH/ – Sot në kuadër të ditës Botërore të Promovimit të Aktivitetit Fizik, Sektori i Stilit të Jetës, në Departamentin e Promocionit ISHP, në bashkëpunim me stafin e Promocionit dhe Edukimit Shëndetësor te DSHP-së Durrës, organizuan një aktivitet sensibilizues në gjimnazin jo publik “Rilindja” të qytetit të Durrësit në bashkëpunim me drejtorinë, stafin pedagogjik  dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e ndërgjegjësimit të nxënësve mbi rëndësinë e një jete aktive nëpërmjet vënies në lëvizje të trupit ku përfshihen sportet e ndryshme ecja, çiklizmi, noti etj.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e palestrës dhe oborrit të shkollës duke e bërë këtë takim akoma më interaktiv dhe gjithëpërfshirës për nxënësit të cilët në mënyrë demonstrative organizuan lojëra të ndryshme.

Në fund të aktivitetit u shpërndanë disa fletëpalosje dhe broshura me këshilla dhe informacione mbi rëndësinë e aktivitetit fizik te moshat e reja. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.