STAMBOLL – Evakuohet aeroporti ”Ataturk”

STAMBOLL, 5 prill /ATSH-AA/ – Operacioni i transferimit i kompanisë ”Turkish Airlines” nga aeroporti ”Ataturk” i Stambollit drejt aeroportit të ri të këtij qyteti është duke vazhduar.

Sipas deklaratës së bërë nga kompania, transferimi i kompanisë në Aeroportin e Stambollit i cili është projekti i aeroportit më të madh në botë dhe që hapja e fazës së parë u realizua më 29 tetor të vitit 2018, ka filluar në orën 03:00 sipas kohës lokale. Në një periudhë prej gjashtë orësh, 38% e operacionit ka përfunduar me sukses.

Operacioni i pashembullt në historinë globale të aviacionit do të vazhdojë për 45 orë dhe pritet të përfundojë më 6 prill, ditë e shtunë, në orën 23:59.

Për realizimin me sukses të “migrimit të madh” gjatë orës 02:00 – 14:00 mëngjesin e 6 prillit, aeroporti ”Ataturk” si dhe ai i Stambollit do të jenë të mbyllur për të gjitha fluturimet e udhëtarëve.

Fluturimi i fundit nga aeroporti ”Ataturk” do të jetë i destinacionit Stamboll-Singapor.

Në “migrimin e madh”, nga aeroporti ”Ataturk” për në aeroportin e Stambollit do të transportohen materiale që kanë një peshë prej 47 300 tonësh, të cilat do të jenë të barabarta me vëllimin e 5 000 kamionëve. Distanca që do të përshkojnë kamionët në 45 orë llogaritet në 400 mijë kilometra, e cila përkon me rrotullimin e kamionëve 10 herë rreth botës. Në këtë operacion të madh do të jenë të angazhuar më shumë se 1 800 punonjës./ /os/ /em/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.