Shqipëria thesar turistik ku ndërthuren atraksionet e trashëgimisë dhe bukuritë bregdetare

TIRANË, 5 prill /ATSH/ – Albumi fotografik ”HomeLand” është një thesar mbi bukuritë e vendit tonë.

Në këtë album vizitorët vendas dhe të huaj do mund të shijojnë rreth 200 fotografi që pasqyrojnë pamje nga riviera shqiptare, alpet dhe mjaft bukuri që ofron vendi ynë ku disa prej tyre janë të shkelura shumë pak dhe jo shumë të njohura.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë kolazh spektakolar të thesareve të Shqipërisë ku ndërthuren mjeshtërisht atraksionet gjithnjë e në rritje të turizmit malor me trashëgiminë tonë çmuar historike dhe bukuritë e jashtëzakonshme të bregdetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Kryeministri Edi Rama.

Shqipëria turistike tashmë është shndërruar në një destinacion turistik gjithëvjetor ku përveç turizmit të detit dhe të rërës ofron një potencial turistik gjithëpërfshirës si ai i turizmit të aventurës dhe atij dimëror. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.